Ferati: Kundërshtarët e Speciales të krijojnë argumente pak më të mira

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, sot në emisionin ‘Click’ në RTV21 tha se do ta votojë Gjykatën Speciale ani pse siç thotë ai ‘do të më dridhen duart dhe gishtat’, dhe u ka bërë thirrje  atyre që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale që të japin argumente pak më të mira, pasi sipas tij, fjalët se me këtë Gjykatë cenohet sovraniteti i Kosovës janë të papranueshme. 
‘Alternativa është kjo që na thirremi në sovranitet dhe çka bëjmë?! Thirremi në sovranitet dhe përplasemi me ata që kanë ndihmuar me na bo sovranitetin. A do të thotë i ka ra pishman Amerika që na ka bo shtet që po do tash me na e marrë shtetin edhe Evropa. Unë i kisha thirr ata kundërshtar të votimit të krijojnë argumente pak më të mira sesa ta masësh me sovranitet ose josovranitet. Ta masësh situatën në veri se na shkoi sovraniteti, ta masësh Gjykatën se na shkoi sovraniteti, ta masësh pse po vonohet votimi i FAK-ut me sovranitetin, po na 50 shtete me i pas, paskemi pas me i humb kështu.Nuk është kjo alternativa.”, tha Ferati./ 21MEDIA