(Eplotësuar)
Dhjetëra përfaqësues të veteranëve dhe Lëvizjes Vetëvendosje tanimë kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Ata po kërkojnë nga deputetët që të mos e votojnë Gjykatën Speciale
Bëhet e ditur se po u bëhet thirrje edhe përmes rrjeteve sociale që të dalin sa më shumë qytetarë në protestë .
…
Protestuesit kanë filluar të mblidhen, tregon gazetarja jonë nga tereni Liridon Xhemajli, siç përshkruan ajo, deri më tani dhjetëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, ndërkohë Kuvendi i Kosovës është rrethuar nga Policia e Kosovës, kjo pasi që është paralajmëruar protestë nga OVL e UÇK-së, për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, për të cilën do të diskutohet sot në Kuvendi e Kosovës. Ndërkohë së shpejti fillon seanca e Kuvenditme temë kyce projektligji për gjykatën speciale./ 21MEDIA



