​Financimi i të akuzuarve nga Specialja, ndanë deputetët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur financiarisht të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale, ka ndarë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Derisa disa prej tyre e arsyetojnë vendimin e qeverisë, duke thënë se shteti ka obligime dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të tij për t’i mbrojtur dhe financuar gjatë proceseve gjyqësore që pritet të vijnë. E për të tjerë deputet një vendim i tillë është i papranueshëm dhe i paarsyeshëm, pasi që me këtë veprim po prejudikohet kalimi i një ligji i cili ende nuk ka kaluar në Kuvend.
Ky vendim ka ndarë në dysh edhe deputetët nga koalicioni qeverisës, të cilët kanë mendime të kundërta lidhur me vendimin e marrë nga qeveria në fillim të kësaj jave.
Për deputeten nga radhët e koalicionit qeverisës, nga LDK, Melihate Tërmkolli, vendimi i qeverisë është i papritshëm, pasi që Kosova edhe më parë ka pasur gjykime dhe të akuzuar të tjerë nga Tribunali Ndërkombëtar për krimet e kryera në ish-Jugosllavi në Hagë, dhe se qeveritë e kaluara asnjëherë nuk kishin mbështet financiarisht të akuzuarit.
Ndërsa deputeti nga partneri tjetër i koalicionit qeverisës, PDK, Zenun Pajaziti, tha se askush më shumë se shteti nuk ka përgjegjësi ndaj të akuzuarve të mundshëm, për t’i mbrojtur financiarisht. Ky vendim sipas Pajazitit ka ardhur duke pas parasysh praktika të tilla nga e kaluara e shteteve që kanë kaluar nëpër procese të tilla.
E vendimi i qeverisë për deputetin nga radhët e Vetëvendosjes Sami Kurteshi, është i parakohshëm dhe njëkohësisht prejudikon faktin se ligji do të kaloj në seancën e nesërme. Kurteshi edh e njëherë ka theksuar se subjekti i tij është kundër kësaj gjykate dhe se do të angazhohen që ky ligj të mos marrë dritën e gjelbër nga kuvendi.
Ndërsa për deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, subjekti i tij përveç që është kundër krijimi t të Dhomave të Specializuara, e sheh të gabuar reagimin e dy ditëve më parë të shoqërisë civile ndaj vendimit për mbrojtjen financiare të të akuzuarve, duke thënë se ata që mund të akuzohen nuk janë kriminel, por ushtar të lirisë.
Për deputetin e Nisma, Zafir Berisha, Ã «shtë ë pakuptimit se si shteti mundet të mbroj financiarisht ata që dënohen për krime eventuale.
Ndryshe dy ditë më parë shoqëria civile pati shkruar një letër të hapur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për financim të të akuzuarve të mundshëm në procesin e themelimit të Gjykatës Speciale, me titullin” Jo me Taksat tona”, duke thënë se shteti me këtë rast do të bënte keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
Nga ky projektligj pretendohen të mbulohen shpenzimet për secilin person që akuzohet, si për angazhimin e mbrojtjes apo avokatit të tij, e deri te shpenzimet e udhëtimeve jashtë Kosovës për të dhe familjen e tij.
Këtu përfshihet edhe mbulimi i shpenzimeve për procedurat gjyqësore e deri te kompensimi i atyre personave të cilët gjykata do t’i shpallë të pafajshëm.