Flaka Goranci, hap Festivalin Multikulturor në Berat

НАЈНОВИ ВЕСТИ

23, 24 dhe 25 korriku qytetin e Beratit e transformojnë në qytet të kulturës, duke filluar gjatë ditës e deri në orët e para të mëngjesit. Këto data pra sjellin Festivalin Multikulturor në Berat që këtë muaj sjell edicionin e dytë të tij, ku përgjatë tri ditëve do të shpalosen vlerat e artit kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. Në koncertin e hapjes së këtij festivali këtë vit do të jetë mezzosoprano, Flaka Goranci bashkë me dy muzikantë nga Austria, e cila për KultPlus, tregoi më gjerësisht në lidhje me këtë koncert, raporton Kultplus.
“Do të jem prezent me dy muzikantë nga Austria, Michael Tiefenbacher dhe Andi Tausch. Koncerti ynë hap natën e parë të festivalit dhe për dallim nga herët e tjera programi i këtij koncerti do të jetë në kombinim me muzikë jazz dhe muzikë klasike. Ne program do të kemi këngë shqiptare dhe austriake të përpunuara si dhe këngë nga repertori jazz”, tha ndër të tjera Goranci.
Ky koncert është i përkrahur nga Ambasada e Austrisë në Tiranë ndërsa krejt për fund Goranci, theksoi se kjo është një eksperiencë e re për të. “Për mua do të jetë një eksperiencë e re meqë për herë të parë paraqitem para publikut me një repertor të tillë”, përfundoi Flaka Goranci.
Në tri ditët e festivalit në Beratin e historisë, ideatorët kanë menduar të përcjellin për publikun disa aktivitete si: Panairi i librit dhe artizanatit, arte pamore dhe ekspozita të ndryshme, grupe Jazz-i dhe Dj deri në mesnatë.