Flamuri i LGBT valëvitet në Tiranë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pasi një çift britanik bëri të parën martesë homoseksualësh në Tiranë, natyrisht në një ambient britanik, pasi ligjet shqiptare nuk e lejojnë këtë, të enjten në rrugët e Tiranës u zhvillua një protestë për të drejtat e komunitetit LGBT.
I pranishëm në protestë ishte edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, por edhe personazhe të njohur të jetës publike si Hueda el Sajed.
Në protestë u shpalos flamuri LGBT dhe u kërkuan më shumë të drejta dhe mbrojtje për këtë komunitet.