Forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas një trajnimi gjashtëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomuan 141 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët për herë të parë prezantuan edhe uniformën e re të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës është një forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie dhe feje”, u shpreh Hyseni duke thënë se policet e sapo diplomuar do të bëhen pjesë e një instrumenti të pazëvendësueshëm për rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.
“Do të jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe në shërbimit të mirëqenies së secilit qytetar të vendit”, tha ministri Skender Hyseni duke uruar kadetëve policor suksese në punën e tyre. Ai ka ftuar kadetët që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, e cila siç tha ai deri më sot ka dhënë prova të jashtëzakonshme të një punë të shkëlqyeshme.
Në këtë solemnitet kanë folur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi./21 Media
adakdemia
akademia policia
akademia policore
akademiaaaaaaaa