Për përgatitjen e një pije të shëndetshme freskuese nevojiten; një tufë spinaq i ri, një banane, një karotë, kos sipas dëshirës, një gotë akull, 3 lugë mjaltë.
Në fillim merret spinaqi pastrohet dhe copëtohet në pjesë, karota pastrohet dhe grihet në rrathë. Të gjitha këto vendosen në shtrydhëse dhe përzihen derisa të imtësohen mirë dhe pastaj shtohet akulli dhe mjalti dhe përzihet derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.
Karakteristikë e kësaj recete është se ajo ka shumë përbërës që gjenden në çdo stinë të vitit.
