Debati se kush është më i mençur, mashkulli apo femra duhet të përfundojë. Nuk ekziston diçka e tillë si një tru djali apo vajze, dhe nuk ka prova shkencore për të, kështu thotë teoria e fundit.
“Ju nuk mund ta merrni një tru dhe të thoni: “ky është truri i një vajze, apo ky është truri i një djali”, në të njëjtën mënyrë që mund të thoni për skeletin. Ato duken të njëjta,” u citua Gina Rippon, (profesoreshë në Universitetin Ashton në Birmingam të Britanisëtë) të ketë thënë për një artikull të “Daily Mail”.
Stereotipet si paaftësia e supozuar e femrave për t’i lexuar hartat apo mendimi se meshkujt janë të dobët në multitasking nuk ka lidhje me shkencën, shtoi Rippon.
“Truri ynë ndryshon nga rolet të cilat shoqëria na detyron t’i luajmë”, tha ekspertja neuro-shkencore Gina Rippon.
Fakti se djemve dhe vajzave u janë dhënë lodra të ndryshme në bazë të gjinisë së tyre është ajo që krijon dallime gjinore brenda trurit, tha Rippon. Duke luajtur me një kukull Barbie në vend të një super-heroi, truri i vajzës është i programuar të bëhet më femëror.
Më shumë theks duhet t’i vihet faktit se truri është në fakt një muskul dhe prandaj mund të ushtrohet në përputhje me atë që kërkohet të bëjë, konkludoi Rippon. / 21MEDIA
