Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar mbi mbarëvajtjen e punës së mbledhjes së fundit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, duke shpreh shqetësimin për shkak se siç thonë KDI, aty nuk është respektuar Rregullorja e punës së Kuvendit, si nga ana e kryesuesit dhe nga ana anëtarëve të saj, përdorimi i gjuhës jo parlamentare, përdorimi i tonëve kërcënuese në mes të anëtarëve, si dhe ndërhyrjet e drejtorit të ekzekutivit me fjali fyese karshi kuvendarit nga radhët e LVV-së.
Më këtë rast KDi i ka bërë thirrje Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, anëtarëve të këtij institucioni dhe drejtorëve të dikastereve të qeveris lokale,të iu përmbahen Rregullores së punës së Kuvendit dhe të mos krijojnë situata tensionuese brenda institucionit që është i thirrur të mbrojë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Malishevës.
“Tendencat që Kuvendin e Komunës si institucion më i lartë i vetëqeverisjes lokale ta kthejnë në një institucion me atmosferë tensionuese dhe kërcënuese asesi nuk i kontribuon zhvillimit të demokracisë në nivel lokal dhe paraqet një reflektim tejet negativ të qytetarët e komunës së Malishevës andaj KDI kërkon nga institucionet vetëqeverisëse lokale që në punën e tyre të reflektojnë interesin qytetarë e asesi këto institucione të jenë arenë për sqarim hesapesh dhe interesa personale”, thuhet në reagimin e KDI-së. /21MEDIA
