Një person në Gjakovë ka raportuar dje në polici se deri sa ishte në vendpunim është sulmuar fizikisht nga një person ku ka pësuar lëndime të lehta trupore,ja raporti nga policia.
Ankuesi mashkull Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në vendpunimet e tij, nën kërcënim të armës ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma lodër. Me vendim të prokurorit i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
