Pesë mjete të pashpërthyera janë gjetur të premten pasdite në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Klinë e Epërme, nga një kompani që po punonte në zgjerimin e kësaj rruge.
Dyshohet se këto mjete janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se këto mjete janë marrë nga njësitë e FSK-së.
