“Normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën është kushti kryesor dhe pa të nuk ka hapje të kapitullit 35, e pastaj as mbyllje dhe logjikisht as përparim. Kështu ka deklaruar Ambasadori në largim i Gjermanisë në Beograd, Hains Wilhelmson “. Ai thotë se beson që kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të ketë kushte të reja për Serbinë, gjatë vizitës që do ti bëj Beogradit më 8 korrik. Ajo do të qëndrojë edhe në Shqipëri e në Bosnjë e Hercegovinë./21Media
