Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, takoi një delegacion të Ministrisë Federale të Gjermanisë, për punë të jashtme.
Kryesuesi i këtij delegacioni, diplomati, Helge Tolksdorf, tha se Gjermania mbështet dialogun e Brukselit dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe vlerëson rëndësinë e përparimeve të mëtejme që duhet të ndodhin në këtë proces me qëllim përfundimtar që të dyja shtetet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Ministrja Edita Tahiri theksoi se Kosova si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon po angazhohet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal në kuadër të dialogut të Brukselit. / 21MEDIA
