Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë shkatërruar një ndërtesë në Sana të Jemenit, e cila ishte nën mbrojtjen e UNESCO-s. Së paku pesë civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë besohet se janë të ngujuar nën rrënoja, thonë zyrtarët mjekësorë dhe dëshmitarët./ 21MEDIA
