Greqia dështon në përpjekjet për të shpëtuar vendin nga falimentimi!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Greqia ka dështuar të arrijë marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtar, për të shmangur falimentimin e vendit.
Kryeministri grek Alexis Tsipras rifilloi sot bisedimet urgjente me kreditorët ndërkombëtarë të vendit të tij, duke u përpjekur që të shpëtoi vendin nga falimentimi. Por, bisedimet në Bruksel dështuan të prodhojnë marrëveshje, e cila do ta nxirrte Greqinë nga kriza ekonomike, duke iu zhbllokuar fondet e shpëtimit.
Greqia ka afat deri më 30 qershor që t’ia paguaj borxhin prej 1.5 miliardë eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të kundërtën shteti falimenton dhe rrezikon që të dalë nga eurozona. / 21MEDIA