Greqia rrezikon të dalë nga Eurozona dhe BE-ja

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Banka Qendrore e Greqisë ka paralajmëruar sot se nëse Athina dështon të arrijë marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë, një gjë e tillë do të çojë në daljen e mundshme të Greqisë nga Eurozona dhe Bashkimi Evropian. Në fillim të kësaj jave, Greqia dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë kanë dështuar të arrijnë marrëveshjen, e cila do t’i siguronte Greqisë këstin e fundit, në vlerë prej 7.2 miliardë eurosh, nga paketa e ndihmës ndërkombëtare./21Media