Autoritet amerikane kanë vendosur të mbyllin për një periudhë te pacaktuar faqen në internet të ushtrisë. Ky vendim ka ardhur pas sulmit masiv kibernetik që preku të dhënat personale të më shumë se 4 milionë punonjësve të administratës shtetërore në Shtetet e Bashkuar.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë thënë se ueb-faqja “army.mil” ishte vënë në rrezik dhe mbyllja e tij është parë një si masë parandaluese.
Mediat amerikane kanë shkruar se ushtria siriane, e cila mbështet presidentin Bashar al-Asad ka tentuar të futet në këtë faqe, madje ka arritur të publikojë edhe disa mesazhe.
Javën e kaluar, agjencitë qeveritare amerikane u goditën nga një sulm i madh kibernetik, ku hakerat arritën të futen në sistemin kur ruheshin të dhënat e miliona punonjësve aktualë federalë, por edhe të larguarve nga puna.
Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi ishte kryer nga qeveria kineze, e cila hodhi menjëherë poshtë akuzat. Ndërsa pesë muaj më parë, Komanda Qendrore amerikane vendosi të mbyllte përkohësisht llogarit në “YouTube” dhe në “Twitter”, pasi ato u hakuan dhe u postuan mesazhe pro-islamike.
