Haradinaj kthehet në Prishtinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i AAK-se dhe ish kryeministri Haradinaj ështe lënë i lirë të kthehet në Prishtinë pas dy ditë ndaljeje në Slloveni. Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma sapo e ka konfirmuar lajmin për 21 Media, se Haradinaj pritet të kthehet me fluturimin e pasditës.
Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Haradinaj qe ndaluar të mërkurën sipas një fletarresti të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia.
Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë por edhe në vet Slloveninë, ndërkohë që Serbia u shpreh e habitur me këtë vendim të autoriteteve sllovene.
Ngjarja me Haradinajn bëri që Kuvendi i Kosovës të miratojë një Rezolutë me të cilën kërkohej që urgjentisht të tërhiqen listat e Interpolit serb për ish pjesëtarët e UÇK-së si dhe t’i kërkojë Qeverisë që të shkruajë një notë proteste për Qeverinë sllovene, gjë që është proceduar sot.
Vet z. Haradinaj ndalimin e tij në Lubjanë e kishte cilësuar një shkelje të rëndë dhe provokim ndaj tij dhe Kosovës nga ana e autoriteteve sllovene.
Haradinaj ka qenë i akuzuar për krime të luftës në Tribunalin e Hagës dhe në dy raste është shpallur i pafajshëm./21 Media/