Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po kritikon dhe njëherë udhëheqësit e Kosovës rreth çështjes së Trepçës. Ai, në një tryezë organizuar në Mitrovicë për këtë çështje ka thënë se statusquoja për Trepçën është e papranueshme dhe ajo e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës.
Sipas Haradinajt, ata që nuk kanë guxim apo dije që ta funksionalizojnë njërin prej aseteve më të rëndësishme që sot i ka Kosova, nuk marrin vesh as nga zhvillimi ekonomik e as nga politika.
“Statusi i padefinuar pronësor i Trepçës, lojërat politike rreth pronësisë së saj dhe borxheve të pretenduara, si dhe frika e Qeverisë që të merret me këtë çështje që është pezull tash e sa kohë, dhe që është shndërruar në një instrument përfitimi individual, na bëjnë të mendojmë se qeveria aktuale, është shndërruar në një qeveri emergjente, e cila të vetmin shqetësim e ka, se si të mos bjerë nga pushteti”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ka vazhduar Haradinaj, duke thënë se: “Një qeveri që i din parametrat e Trepçës do të duhej me u përball me sfidat e saj dhe ta lërë në një gjendje të tillë çfarë është sot, sepse vetëm duke investuar në Trepçë, dhe duke ia ndry shuar statusin, Kosova shumë shpejt do t’i hetonte parametrat real që do të buronin nga Trepça”.
