​Helmut Kohl përsëri në spital

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl është dërguar të premten në spitalin e Hamburgut për shkak të dehidrimit, transmetojnë mediat gjermane.
Një zyrtar i spitalit ka thënë se 96 vjeçari Kohl i cili ka qenë në krye të qeverisë gjermane prej vitit 1974 deri më 1982 është shtruar në spital të premten.
Mediat shkruajnë se Kohl, i njohur dikur si duhanpirës i madh ka pasur simptoma të dehidrimit dhe nuk ka mundur t’i përballojë të nxehtit e ditëve të fundit.
“Për fat nuk ka asgjë serioze”, ka thënë përfaqësuesi i spitalit Karl – Heinz Cook duke shtuar se nuk ka pengesa me zemër. Ish- kancelari në vitin 2012 ka pasur një operacion të rëndë në zemër për shkak se ka pasur infarkt.