Dashi
Nuk do iu ngelet aspak qejfi sot nëse partneri do iu kritikoje, përkundrazi do i vlerësoni shume ato dhe do mundoheni te bëni përmirësime. Beqaret do kenë mundësi për eksperienca emocionuese dhe qe do i bëjnë te ndihen me se miri. Ne planin financiar do jete Dielli ai qe do i ndihmoje te gjithë te tregohen me te matur dhe te kryejnë me kujdes disa investime.
Demi
Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Askush nuk do arrije dot ta destabilizoje marrëdhënien ne çift dhe ju do vazhdoni te ruani një komunikim te mire. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë gjera te pamundura. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet ndjeshëm. Do keni me tepër mundësi te shpenzoni shifra te mëdha.
Binjaket
Jeta ne çift do përballet me probleme goxha serioze gjate kësaj dite. Mos u nxitoni nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Nuk do ketë me kthim mbrapa me pas. Beqaret do e ndiejnë shume nevojën për te dashuruar ne mënyrë pasionante, por nuk do ia arrijnë dot qëllimit. Fale klimës se mire yjore, situata financiare do jete goxha me e qëndrueshme se me pare.
Gaforrja
Jupiteri do jete i pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e ngrohte. Vazhdoni te tregoheni te sinqerte me partnerin dhe mos i mbani asnjë te fshehte. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime impresionuese, por mund te hedhin edhe hapat e pare drejt një lidhjeje serioze. Financat do jene te paqëndrueshme dhe për disa problematike.
Luani
Jeta sentimentale do jete përgjithësisht e mbrojtur gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe do filloni te planifikoni te ardhmen. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm nëse me te vërtetë duan te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë dhe do mund te kryeni shpenzimet qe keni menduar prej kohesh.
Virgjeresha
Do dashuroheni ne mënyrë pasionante sot me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te fuqishme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit sepse jo gjithmonë vijnë mundësi te tilla. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës, por me kot. As sot nuk është dita juaj me fat. Ne planin financiar mund te kryeni pa frike ndonjë transaksion te vogël gjithsesi pa e tepruar.
Peshorja
Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e bukur gjate kësaj dite dhe ju do keni mundësi te flisni me lirshëm me partnerin tuaj. Pasdite do merrni edhe një propozim mjaft interesant. Beqaret do fillojnë angazhime serioze dhe do ndihen te privilegjuar nga yjet. Financat fatmirësisht do kenë goxha përmirësime çka do iu ndihmoje te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.
Akrepi
Ka rrezik qe tensioni ta pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do reshtin debatet e forta. E mira do ishte te qëndronit pak kohe larg njeri-tjetrit dhe te reflektonit pe rate qe duhet te bëni. Për beqaret do jete dite premtuese. Shikoni mire kudo qe te shkoni sepse personi ideal do jete rreth e rrotull. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te rrezikoni shume.
Shigjetari
Te gjithë planetët do bëhen bashke sot dhe do krijojnë një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë ta teprojnë me joshjes sepse do lënë përshtypje te keqe. Ne planin financiar duhet te luftoni me dëshirën e madhe për te shpenzuar kuturu.
Bricjapi
Dite e bukur dhe mjaft e ngrohte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente fantastike pranë te dashurit te zemrës dhe do dëshironi te mos ndaheni për asnjë moment prej tij. Beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe me takime te veçanta. Fati do jete me ju ne planin financiar kështu qe përfitoni sa me shume qe te mundni. Shlyejini edhe borxhet.
Ujori
Ndjenjat ne çift duhet t’i shprehni jo vetëm me fjale, por edhe gjeste gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë atmosfera do ngrohet dhe emocionet qe do përjetoni do jene te forta. Beqaret do pëlqejnë me shume sesa mendonin një mik fëmijëri, por do e kenë te vështirë t’ia shprehin pëlqimin. Për financat duhet te kërkoni ndihmën e specialisteve qe te mos keni probleme.
Peshqit
Dashuria për çiftet nuk do shkoje ashtu si duhet sot. Do keni qe ne mëngjes debate te forta me partnerin dhe do i mbani inat njeri-tjetrit. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene te bindur se ata persona janë te duhurit. Merrni kohen e duhur për t’u njohur. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme se disa kohe me pare. Hiqni disa para mënjanë.
