Shefja e Zyrës administrative në Mitrovicë, në pjesën e veriut, Adriana Hoxhiq ka thënë se gjendja në veri është stabile, por, sipas saj, qytetarët kanë mbetur peng i politikave të larta. Sipas saj, ka ardhur koha që në praktikë të shihen rezultatet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Hoxhiq ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i nevojshëm, por nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive./21Media
