Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po tenton të shkaktojë përçarje mes shteteve evropiane që janë anëtare të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar komandanti i forcave amerikane në Evropë, Ben Hoxhis.
Komandanti i forcave amerikane në Evropë, gjenerali Ben Hoxhis, deklaroi se beson se konflikti me Rusinë do të zgjasë disa vjet.
Ai theksoi se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po tenton të shkaktojë përçarje mes shteteve evropiane që janë anëtare të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në intervistën dhënë gazetës austriake, Standard, Hoxhis tha se për këtë arsye është me rëndësi që Perëndimi të përcjellë nga afër mënyrën se si Rusia po investon në disa medie në Gjermani dhe Itali./ 21 Media
