Hungaria po zhytet në racizëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ


Komisioni kundër Racizmit dhe Jotolerancës i Këshillit të Evropës ka kritikuar ashpër Hungarinë, për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe racizmit në vend.

Në raportin e publikuar sot u theksua se gjuha e urrejtjes kundër refugjatëve, imigrantëve, romëve, hebrenjve dhe homoseksualëve nuk është vetëm karakteristikë e partisë së ekstremit të djathtë, Xhobik dhe u theksua se gjuha e urrejtjes dhe racizmi kanë depërtuar në pothuajse të gjitha poret e spektrit politik në Hungari. Qeveria e Hungarisë reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë këto kritika.
Këshilli i Evropës në raport ka qëndrim kritik edhe për sjelljet e Hungarisë ndaj azilkërkuesve. Më shumë se një e pesta e refugjatëve në Hungari nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë dhe janë të vendosur në strehimore të mbyllura. Ata shpesh janë viktima të dhunës të ushtruar nga ana e rojtarëve në këto strehimore./21Media/