Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, sot më 27 korrik, do të vizitojë komunën e Suharekës dhe Rahovecit.
Gjatë kësaj vizite, në ora 13:00, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 14:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
