Zlatan Ibrahimovici ka pasur një takim me krerët e Paris Saint-Germainit dhe bëhet e ditur se gjasat për të kaluar te Milani janë minimizuar.
Sulmuesi suedez ka qëndruar në Doha së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola, për t’u takuar me presidentin e klubit francez, Nasser Al-Khelaifi.
Ibra kishte për qëllim që të arrinte marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së tij (që është valide deri në qershor 2016), në mënyrë të që të kthehej në San Siro.
Megjithatë, Sky Sport Italia, La Gazzetta dello Sport dhe Sport Italia bëjnë të ditur se zhvillimet kanë qenë krejtësisht të kundërta dhe se Al-Khelaifi e ka bindur sulmuesin të qëndrojë në Parc de Princes.
Në bazë të këtyre informacioneve, Ibra do të vazhdojë me PSG-në së paku edhe për një vit.
