Në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit është shqyrtuar sot kërkesa e Gjykatës Themelore në Prishtinë për heqjen e imunitetit për Enver Hasanin dhe Arta Rama – Hajrizin.
Për këta të dy Prokuroria Speciale përmes një aktvendimi po kërkon fillimin e hetimeve
Prokuroria Speciale, kërkon që nga Kuvendi konkretisht nga Komisioni që të shqyrtoj apo të vlerësoj çështjen e imunitetit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast të dy të apostrofuarve.
Derisa deputet të tjerë thanë se çështja e Hasanit dhe Ramës është në kompetencën e Presidentes, Armend Zemaj, kryetar i nën – komisionit për mandate dhe imunitete tha se kjo nuk është punë e këtij nën- komisioni.
Deputeti Zemaj tha se në kompetencën e Komisionit për mandate bie vetëm shqyrtimi i kërkesave për heqjen e imunitetit dhe mandatit të deputetëve.
Ai ka shtuar se me gjithë faktin që nuk bie në fushëveprimin e komisionit dhe që Hasani nuk është më gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese vlerësohen që është e nevojshme të jepen disa sqarime në lidhje me imunitetin e zyrtarëve të lartë kjo duke pasur parasysh edhe faktin se në shkresën e dërguar nga Prokuroria është përmendur edhe kryetarja aktuale e gjykatës Kushtetuese, Arta Rama – Hajrizi.
Kurse , Zemaj ka dhënë vlerësimin e tij lidhur me këtë kërkesë, ku tha se imuniteti dhe procedura e heqjes së imunitetit gjatë ushtrimit të funksionit me akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO98/11 askush nuk ka imunitet nga shkelja e ligjit dhe Kushtetutës.
Edhe anëtarja e këtij nën – Komisioni parlamentar, Selvie Halimi, është e të njëjtin mendim se ky nën – komision nuk ka të drejtë të shqyrtoj imunitetin e Enver Hasanit dhe Arta Rama – Hajrizi t.
Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu tha se për të pasur një qëndrim të qartë sa i për ketë kësaj çështje është konsultuar me ekspert përbrenda LVV dhe me ekspert të ndryshëm.
Haxhiu mendon se për rastin Hasani dhe Rama, është në kompetencën e Presidentes pasi kjo e fundit edhe i ka dekretuar.
Ajo shtoi se Presidenca e Kosovës është institucioni i fundit i cili i emëron këta gjyqtarë atëherë i mbetet presidentes që ta vlerësoj këtë çështje.
Anëtarët e këtij komisioni pas shqyrtimit proceduan kërkesën tek Komisioni për Legjislacion dhe pastaj ky Komision dërgon drejtpërdrejt Gjykatës Themelore.
