Drejtori i Organizatës për Energji Atomike të Iranit (AEOI), Ali Akber Salehi tha se do të ndërtohen dy centrale të rinjë bërthamorë në qytetin Bandar Bushehr, në jugperëndim të Iranit.
Në Bandar Bushehr deri tani kishte një central bërthamor. Salehi për televizionin shtetëror iranian tha se reaktorët e rinjë do kushtojnë rreth 10 miliardë dollarë. Ai shtoi se për shkak të ridizajnimit të reaktorit me ujra të rënda në Arak, një qytet në brendësi të Iranit, i cili ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore, por edhe një numër të projekteve të tjera bërthamore u takua me autoritetet kineze.
“Ekspertët tanë dhe të atyre kinezë janë takuar disa herë në Pekin dhe Iran për çështjet bërthamore”, tha Salehi.
Ai shtoi se për këtë temë është diskutuar në detaje me SHBA-në dhe ekspertët kinezë në Vjenë. Pas kësaj, në Pekin, Irani dhe SHBA-ja ranë dakord. Reaktori me ujë të rëndë në Arak ishte një nga problemet kryesore për të cilin vendet nuk mund të pajtoheshin, sa i përket çështjes bërthamore.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përkatësisht pesë anëtarët e përhershëm dhe Gjermania, ishin të shqetësuar në lidhje me plutonium të cilin mund ta prodhojë ky reaktor, dhe mund të përdorej për bombë bërthamore. Prandaj është urdhëruar që të mbyllet deri sa të ridizajnohet në reaktor të ujrave të lehta.
Marrëveshja, e nënshkruar në Vjenë, për restaurimin e reaktorit në Arak, është arritur në negociatat mes Iranit dhe grupit 5+1.
