Oliver Ivanoviqit, politikanit serb nga veriu i Kosovës që akuzohet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës ndaj shqiptarëve, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim e Listës Qytetare SDP, subjektit që e udhëheqë Ivanoviq.
Sipas këtij formacioni politik, vendimi i marrë nga një gjyqtar i EULEX-it, është vetëm edhe një realizim i kërkesave të prokurorit, dhe një refuzim i garancive që i ka dhënë qeveria e Serbisë, dhe mijëra qytetarët që kanë nënshkruar peticion për mbrojtjen e tij në liri./21 Media
