Ja dhe uniforma e re e Policisë së Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

141 kadetë të policisë të gjeneratës së 52-të, u diplomuan sot nga Akademia e Kosovës për siguri publike.
Me këtë rast ministri Hyseni u shpreh shumë i kënaqur me të sapodiplomuarit dhe kërkoi nga ta që të kontribuojnë ndershmërisht për vendin e tyre.
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Shpend Maxhuni, kadetëve të gjeneratës së 52 u ofroi mbështetje, duke iu thënë se ata tashmë janë të gatshëm të kontribuojnë për Kosovën.
Smajl Smakiqi, drejtori i Akademisë së Kosovës për siguri publike u shpreh i lumtur që numri i policëve është rritur në mbi 8000 duke përfshirë edhe 141 kadetët e diplomuar sot, të cilët sot po bartin uniformat e reja të policisë së Kosovës.