Ja Lumia 550 me ekran 4.7 inç 720p …

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Microsoft ka hedhur në treg një smartfon Lumia premium ngjashëm me Lumia 930 apo Lumia 1520. Tani po afrohet evenimenti i tetorit ku presim të shohim debutimin e një rivali të vërtetë për Samsung dhe Apple.
Por gjigandi i softuerit ka gjetur kohë edhe për të punuar në modelet e saj tradicionale me kosto të ulët. Një dyqan zvicerian smartfonësh hedh dritë mbi një Lumia të ri. Kushton 105 Euro dhe ka emërtimin e koduar RM1127. Fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 210 me katër bërthama me frekuencë 1.1 Ghz.
Ka ekran 4.7 inç me rezolucion 720×1280 piksel. Konfigurimet e kamerave janë: E pasme 5 megapiksel 720p, frontale 1.2megapiksel 720p.
Besojmë se ky model do të quhet Lumia 550 dhe dyshimet do të na i largojë Microsoft më 6 tetor ku ka planifikuar një eveniment madhor. Presim edhe Lumia 940-tën po atë datë. (PCWorld Albanian)