Pudra e bebeve përveq që përdoret pët të mbajtur butë lëkurën e bebeve,ajo mund të iu hyjë në përdorim mjaft shumë edhe në fusha tjera.
Për flokë të yndyrshëm:
Shumica e shampove të thata përmbajnë niseshte prandaj dhe efekti që jep pudra është i njejtë. Aplikoni pak pudër në duar dhe më pas masazhoni skalpin e kokës. Yndyra e tepërt do të përthithet shumë shpejt.
Eliminon njollat e vajit:
Nëse mbi bluzën tuaj ka rënë pak vaj, përpara se ta vendosni për të larë aplikoni pak pudër mbi njollën.
Aplikojeni mbi qerpikë:
Nëse doni qerpikë të gjatë dhe me volum aplikoni pak pudër mbi to para se të përdorni rimelin. Është tepër efektive.
Përdoreni për këmbët e djersitura:
Aplikoni një sasi të vogël pudre brenda këpucëve dhe në këtë mënyrë do të evitoni djersitjen e këmbëve.
Kur lani enët: vendosni pak pudër tek duart dhe më pas vishni dorezat. Duart do të qëndrojnë të buta
