Këngëtarja e njohur botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, thotë se është tejet e lumtur që ishte pjesë e projektit “Mendoj për ty”.
“Jam shumë krenare që isha pjesë e projektit “Mendoj për ty” të Alketa Xhafa-Mripa ku kam dhuruar fustanin tim mes shumë tjerëve dedikuar të mbijetuarave të dhunës së luftës në Kosovë…Me shpresë që të marrë fund ky krim në gjithë botën”- ka shkruar Rita në ‘Instagram’.
