Jemen: Arratisen 1 mijë e 200 të burgosur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi 1 mijë e 200 të burgosur, midis të cilëve disa të dyshuar të Al Kaidës, janë arratisur nga një burg në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët. U raportua edhe për përleshje në burgun në qytetin qendror të Taizit, para arratisjes. Jemeni po përballet me krizën më të rëndë për vite të tëra, pasi që forcat rivale po luftojnë për kontrollin e vendit./21Media