Për të pasur të drejta të barabarta ndërmjet komuniteteve ministri për Komunitete dhe Kthim kërkon që të zbatohen ligjet.
Jevtiq pranoi se ka ligje të mira, por zbatueshmëria e tyre lenë për të dëshiruar.
Sipas tij për tu implementuar ligjet nevojiten sa më shumë punë dhe bashkëpunim mes nivelit qendror dhe lokal.
Këto të gjitha Jevtiq i tha gjatë një konference mbi përfaqësimin efektiv të interesave të komuniteteve në qeverisjen lokale dhe qendrore në Kosovë.
Qëllimi i konferencës është forcimi i rolit të zyrtarëve komunal për komunitete dhe kthim në adresimin e nevojave dhe çështjeve të komunitetit në mënyrë më efektive dhe në promovimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes tyre dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Drejtori i misionit te USAID-it, James Hope tha se ky diskutim është shumë me rëndësi dhe se ata mbështesin bashkëpunimin konstruktiv ndër entnik dhe ndërveprimin mes komuniteteve shumicë dhe pakicë, që sipas tij është jetik për sigurinë në rajon.
