Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Obiliqit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ,drejtori i DSHPE-së Burim Gërguri ,shefi i sektorit të Bujqësisë Bejtullah Mjeku me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot disa vendbanime që veç më janë në fazën e korrje-shirjeve.
“Kryetari Gashi ishte edhe afër fermerëve për të parë se si po ecin korrje-shirjet dhe të mbjellat me drithëra të bardha në Komunën e Obiliqit.
Shefi i sektorit të bujqësisë njoftoi se, nga ajo që është parë gjatë vizitave ne terren, afërsisht në territorin e Komunës janë të mbjella me drithëra të bardha mbi 800/ha, ndërsa çmimi për korrje -shirje është 100€/ha.
Vlerësimet e para janë se rendimenti mesatar do sillet nga 3800kg deri 5000kg/ha.
Drejtori i DSHPE-së Burim Gërguri pati edhe një apel të qytetarët e komunës së Obiliqit Ai tha se në kushtet kur kemi ngritje të temperaturës, kemi edhe rrezik të shtuar për zjarre, andaj bëri ftesë të gjithëve për kujdes të shtuar, të mos ndizen hamulloret, të mos ndizen zjarre në fusha dhe male, në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë dhe të shmangim fatkeqësitë dhe dëmet eventuale”, thuhet në njoftim.