Këngëtarja e mirënjohur Kaltrina Selimi e cila kohën e fundit po jeton në Londër,është kthyer në Kosovë për të qenë më afër adhuruesve gjatë sezonës verore. Bile ajo këtë verë ka vendosur të këndojë edhe në dasma.
“Kom mendu me u fokusu te dasmat sepse dasmat bëhen njëherë në jetë dhe është ndjenjë e mirë kur dikush të fton që ti të jesh pjesë e atij gëzimi,por natyrisht edhe përgjegjësia është shumë e madhe”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për RTV21 duke u bërë thirrje të gjithë atyre që duan ta kenë në dasëm si këngëtare,ta ftojnë.
Ndryshe, Kaltrina ka vetëm një ditë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri të titulluar “Kohën me kthy”,i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku. / 21MEDIA
