Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, deklaroi se ai është i gatshëm që të jep urdhrin për sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Libi dhe Siri.
Duke folur para gazetarëve me të zbarkuar në Indonezi, Kameron tha se nëse ekziston ndonjë kërcënim për Britaninë, atëherë ai do ta frenojë atë, duke ndërmarrë aksion ndaj një kërcënimi të tillë.
Kameron nënvizoi se ai si kryeministër është i gatshëm të ndërmerr një aksion të tillë, në rast se kërcënimet vijnë nga Siria, Libia apo ndonjë shtet tjetër.
Javën e kaluar kryeministri britanik pat deklaruar se Britania është e gatshme që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të shkatërrimit të kalifatit, të shpallur nga islamistët në Irak dhe Siri.
Ai tha se dëshiron që vendi i tij të bëjë më shumë në këtë luftë, por qartësoi se duhet të ketë Parlamentin prapa tij.
Siç dihet, deputetet e Parlamentit të Britanisë para dy viteve votuan kundër aksionit ushtarak në Siri./21Media
