Thaçi: Vota kundër Speciales shërbim për kundërshtarët e Kosovës
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se vendimi kundër që pamundëson votimin e kësaj Gjykate është bërë shërbim për oponentët e pavarësisë së Kosovës e apo pa vetëdije.
Ai tha se këtë projektligj do ta procedojnë edhe njëherë për ta votuar.
————-
Zbogar i zhgënjyer: Qeveria më nuk mund të marr hapa tjerë
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zbogar, ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer nga zhvillimet që kanë ndodhur në Kuvend.
Zbogar këtë deklaratë e ka thënë pas përfundimit të seancës ku deputetët nuk i votuan ndryshimet kushtetuese që do i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
“Kuvendi i Kosovës mori një vendim dhe është përgjegjësi e tyre. Ata morën atë vendim dhe do ta respektoj, por duhet të them se jam shumë i zhgënjyer. Do të shohim se çfarë ndodh pastaj, nuk e di. Kjo është ajo çka them, nuk e di se çfarë ndodh tutje. Nuk ka më hapa nga Qeveria e Kosovës, mendoj që Kuvendi mori një hap që mos të merret me këtë çështje, kjo është e tëra”, tha Zbogar.
—————-
Haradinaj: Mos miratimi i ndryshimeve kushtetuese e arritur për Kosovën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po shihen duke ia uruar njëri-tjetrit mos kalimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ndërkohë Ramush Haradinaj i AAK-së ka thënë se kjo është një e arritur e madhe për të gjithë Kosovën.
———————-
Limaj: Me rëndësi se u ruajt sovraniteti
Për kreun e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ajo që ka më së shumti rëndësi është fakti se u ruajt sovraniteti i vendit.
“Më e rëndësishmja është se u ruajt sovraniteti i vendit dhe të gjitha të tjerat janë të parëndësishme”, ka thënë deputeti Limaj pas përfundimit të seancën në të cilën vetëm 75 deputetë votuan për ndryshime kushtetuese që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
