Dragan Vasiljkoviq, i njohur si kapiten Dragani, është ekstraduar në Kroaci pas 10 vjet procedurave gjyqësore. Nga aeroporti i Zagrebit është dërguar në burgun e Splitit
Vasiljkoviq me masa të rrepta të sigurisë është transferuar në Spilit pasi që Prokuroria e këtij qyteti është duke zhvilluar një hetim kundër tij për krime lufte kundër të burgosurve të luftës dhe civilëve në Knin në vitin 1991 dhe 1992 si dhe për përfshirje në sulmin dhe shkatërrimin e disa fshatrave në Banijë në vitin 1993.
Vasiljkoviq të mërkurën në Sidney të Australisë është dorëzuar policisë kroate ku e kanë sjellë në Kroaci.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Vasiljkoviq ka torturuar robërit e luftë, ka dhënë urdhër të vriten dhe ka komanduar sulmet në Glina në të cilën ka pasur edhe viktima civile.
Vasiljkoviq i cili është lindur në Beograd dhe ka shtetësia australiane mohon të gjitha akuzat.
