“Si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar te gjitha normat e parapara teknike, te gjitha punët rreth aftësimit te njësisë gjeneruese A4 kane përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj. Si rrjedhojë njësia A4, ne orët e hershme te mëngjesit sot, është lëshuar ne pune te rregullte.
Ne këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 megavatë nga dy njësi te Kosovës B dhe një njësi të Kosovës A, qe sipas informatave qe kemi mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor .
Me tej, ne baze te dinamikes se shtuar te punimeve, pritet qe deri te hënën edhe një njësi e Kosovës A te jete ne prodhim”, thuhet në një kumtesë për opinion të KEK-ut.
