Muhamet Kelmendi, në një intervistë ekskluzive për RTV21, foli për arrestimin e sotëm të tij.
Ai sqaroi se nuk kam shkuar i prangosur por, i lirë me makinën e policisë dhe komandanti i policisë sipas tij, i kërkonte falje sepse as ai nuk ishte në dijeni të saktë, tha Kelmendi. Ai shtoi se është bërë spektakël, duke shtuar “sikur te ishim në Gjermania do të padisja policinë sepse nuk është e drejt që të rrezikosh një jetë dhe pastaj të thuash më fal”, tha Kelmendi.
Gjatë këtij emisioni televiziv, në linje të drejtpërdrejt ishte edhe zëdhënësi i policisë Baki Kelani, i cili tha se policia e Kosovës në qytetin e Mitrovicës ka ndaluar 5 persona sipas procedurave qe ka, keta persona kanë qenë të dyshuar për policin e Kosovës. “Ka rastisur që z.Kelmendi të jetë në mesin e tyre, policia i ka marr në shoqerim dhe intervistim sipas dyetrës zyrtare dhe se Policia e Kosovës ka pasur bazë ligjore që t’i ndalojë ata”, tha Kelani./ 21MEDIA
