Kërkohen masa kundër Lordit Xhon Suel

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një skandal i ri po trondit Britaninë, pasi që u publikuan një xhirim, në të cilin baroni Xhon Suel shihet duke konsumuar kokainë, i shoqëruar nga disa prostituta.
Suel ju paraqit policisë dhe ai menjëherë dha dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të Dhomës së Lordëve në Parlamentin e Britanisë.
Suel deri dje ka qenë kryetar i Komisionit për Sjelljen e Lordëve, i cili njihet për deklaratën e tij se skandalet e individëve po dëmtojnë reputacionin e Dhomës së Lordëve dhe po ushqejnë gazetat.
Video-xhirimi, i cili u përhap me shpejtësi në internet, shfaq Suelin, përndryshe ish-ministër në qeverinë e Toni Blerit, në shoqëri të dy femrave, në banesën e tij të marrë me qira në afërsi të Parlamentit. Ai shihet duke thithur kokainë, ndërsa tabloidi The Sun theksoi se që të dy femrat atë natë janë paguar nga 200 funte.
Skotland Jard tani po përballet me trysni të madhe që sa më shpejtë të hetojë xhirimin, të arrestojë Suelin dhe të bastis banesën e tij. Për posedim të kokainës individët mund të dënohen deri më 7 vjet burg.
Me tu tërhequr nga funksioni, Suelit ju pagua paga prej 84 mijë funte. Ai ka qenë deputet britanik në Këshillin Parlamentar të NATO-s, gjë që ka shtuar edhe më tutje frikën në lidhje me çështjet e sigurisë.
Opinioni dhe politikanët e hidhëruar në Britani kanë kërkuar që Suel të dëbohet nga Parlamenti. Ligji i ri, i miratuar më 16 korrik, i mundëson lordëve që për shkak të sjelljeve të pahijshme të dëbojnë kolegët e tyre. Edhe pse Suel dha dorëheqje nga funksioni u tij, ai edhe më tutje është deputet i Parlamentit./21Media