Kërkohet ligji për"Vdekjen e padhimbshme"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Jana Matavova, mjeke për nga profesioni nga qyteti Preshov, Sllovakia Lindore, e cila vuan nga skleroza multiple dërgoi apel publik deri te politikanët që ta lejojnë eutanazinë në vend, procedurë gjatë së cilës me ndihmën e barërave u shkaktohet vdekje e padhimbshme personave të sëmurë nga sëmundje të pashërueshme.
Matavova e cila vuan nga viti 1997, thotë se është e vetëdijshme për seriozitetin e sëmundjes së saj.
“Sipas mendimit tim, një njeri i cili ndjen se qëndrimi në të cilin ndodhet është i padenjë, duhet të ketë të drejtë të vendos nëse dëshiron të ekzistojë ose jo. Mjekësia bashkëkohore tashmë asgjë nuk më ofron”, thotë Matavovam e cila vlerëson se nëse vendosen kritere strikte nuk mund të keqpërdoret e ashtuquajtura “vdekje nga mëshira”.
Në disa vende të zhvilluara evropiane eutanazia është e lejuar. Ato janë ato vende të cilat kanë respekt ndaj njeriut dhe mendimit të tij.