​Komuna e Graçanicës nënshkruan Memorandum kundër korrupsionit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shefi i UNDP – së Andrew Russell dhe shefi i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne do ta vizitojnë sot Komunën e Graçanicës ku me kryetarin e komunës Vlladeta Kostiq do të nënshkruajnë Memorandumin e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të UNDP-së “Lufta kundër korrupsionit”.
Programi i UNDP-së kundër korrupsionit përkrahet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Graçanicës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapa konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.
Me këtë plan kundër korrupsionit, Komuna e Graçanicës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar këtë plan, si Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe së shpejti do t’u bashkëngjitet edhe komuna e Mamushës.
Më përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve, thuhet në njoftimin e komunës.
Nënshkrimi do të bëhet në ora 12:00, në ambientet e komunës së Graçanicës.