Korenica: Kryeministri po e shpërfill Kuvendin(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se informimi i kryeministrit në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel pas nënshkrimit të tyre është shpërfillje e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij në Kuvend duhet të zhvillohet raportim dhe debat i mirëfilltë për këto marrëveshje. Në një intervistë për RTV 21 Korenica thekson se as protestat e dhunshme nuk janë zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar. / 21 Media