Ndonëse për vendet e rajonit është përhapur “alarm i “kuq për temperaturat e larta, Kosova nuk përfshihet këtu.Temperaturat në Kosovë, të tilla siç janë edhe tash e sa kohë, nuk paraqesin gjendje shqetësuese, sepse janë temperatura normale për ditët e verës, njofton KosovaPress-i.
Drejtori i Institutit Meteorologjik të Kosovës, Syl Tahirsylaj, tha me telefon për KosovaPress-in se është e vërtetë se vendet e rajonit po vuajnë nga temperaturat shumë të larta, por këto temperatura nuk janë alarmante edhe për Kosovën.
Sipas tij, gjatë javës së ardhshme temperatura minimale do të jetë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 37. Tahirsylaj pohon se këto temperatura nuk janë shqetësuese për ditët verore.
