Kryediplomati francez i shqetësuar nga zhvillimet në Ukrainë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për të vlerësuar zhvillimet e fundit në lindje të Ukrainës, janë takuar në Paris ministri e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ai i Ukrainës, Pavlo Klimkin dhe kryediplomati francez, Laurent Fabius.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka pohuar se “është shumë i shqetësuar” nga zhvillimet në Ukrainën lindore.
Fabius, në një deklaratë me shkrim pas takimit ka theksuar se “katër ministrat e vendeve në mënyrë që sistemi politik dhe situata socio-ekonomike njerëzore në rajon të rikthehet në normalitet ata kanë bërë thirrje për armëpushim dhe uljen e menjëhershme të tensionit”.
Në deklaratë ku përmendet “katërshja e Normandisë” të cilat janë Franca, Gjermania, Rusia dhe Ukraina theksohet se “ata janë të vendosur për të treguar të gjitha përpjekjet për zbatimin e angazhimeve të dhëna dhe zgjidhjen e krizës”, raporton (AA).
Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit me 12 shkurt në Minsk e cila parashikonte dhe tërheqjen e armëve të rënda, këtë muaj në rajon kanë rifilluar konfliktet e armatosura.
Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të armëpushimit./21Media