Kujdes nga alergjitë gjatë pushimeve!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndërkohë që bëjmë plane për pushimet e verës, harrojmë të kujdesemi për shëndetin. Veçanërisht të sëmurët me astmë mund të ndikohen nga një tapet i dhomës së hotelit apo nga klori i përdorur në pishinë.
Për personat alergjikë apo ata që vuajnë me astmë, specialistët sugjerojnë zgjedhjen e zonave me ajër të pastër, pa lagështirë dhe pa polene. Për ata të cilët bëjnë rrugë të gjata me makinë sugjerohet përdorimi i kondicionerit të makinës dhe jo hapja e xhamave. Për ata që udhëtojnë me avion, specialistët sugjerojnë marrjen e hapave që ndihmojnë në hapjen e frymëmarrjes. Personat alergjikë ndaj pluhurave të shtëpisë sugjerohet të zgjedhin dhoma pa tapet dhe të ajrosura mirë.
Klori i përdorur për pastrimin e pishinës mund të nxisë probleme të frymëmarrjes te fëmijët me astmë. Për këtë arsye të sëmurët me astmë duhet të bëjnë dush pasi dalin nga pishina ose të zgjedhin detin në vend të pishinës. Dielli mund të shkaktojë reaksione në fytyrë dhe sy.
,transmeton Star.Prandaj është e këshillueshme të mos dilet jashtë nga ora 10:00 deri në 16:00, e nëse dilet të përdoren kapele mbrojtëse dhe kremrat solarë.
Për të kaluar pushime të qeta e të rehatshme duhen marrë të gjitha masat e nevojshme bashkë me ilaçet e duhura. Disa nga të sëmurët alergjikë apo me astmë mund t’i nënvlerësojnë pak ilaçet gjatë verës për shkak të lehtësimit të simptomave. Por një alergji apo astmë e pakontrolluar në verë mund të krijojë probleme shumë serioze. Prandaj para fillimit të pushimeve duhen përgatitur kremrat dhe ilaçet e nevojshëm për alergjitë e syrit, hundës apo lëkurës./21Media