Kur moda i bën dëm shëndetit!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Taka shumë të larta, xhinse tepër të ngushta, minifundet janë disa nga tendencat tepër të dëmshme për gratë që bien viktima të modës.
Minifundi
Minifundi mund t’ju duket i bukur dhe i parrezikshëm. Por një studim i fundit tregon se fundet shumë të shkurtra, të veshura në një mbrëmje të ftohtë ose në dimër mund të rrisin rrezikun e celulitit: në fakt kur trupi vjen në kontakt me ajrin e ftohtë, reagon duke mbledhur dhjamë mbrojtës, që në këtë rast depozitohet aty ku s’duhet.
Xhinset problematike
U bë e ditur në gjithë botën rasti i 35-vjeçares australiane, së cilës mjekët i prenë xhinset, pasi nuk ishte në gjendje të ecte. Sipas mjekëve, gruaja kishte pësuar një gjendje në të cilën gjaku nuk qarkullon dot për shkak të presionit, duke provokuar enjtje të muskujve me dhimbje të mëdha.
Takat shumë të larta
E vërtetë, duken joshëse dhe i bëjnë këmbët të duken të gjata, por nëse mbahen për shumë orë, takat e larta (mbi 12 cm) dëmtojnë shtyllën kurrizore, duke rrezikuar kërrusjen; vënë në rrezik ligamentet e gjurit dhe shkaktojnë probleme të qarkullimit të gjakut, borsitit dhe kallove/shendeti.
Rripi
Nëse është tepër i ngushtë, mund të shtypë nervin femoral dhe të shkaktojë dhimbje, mpirje apo ndjesi shpimi. Kështu, pasi keni ngrënë, nuk do të ishte keq që ta lironi një vrimë të rripit për të mos krijuar presion mbi stomak.